Gennaro Gattuso, trajneri i Napolit, pas fitores së arritur në transfertë kundër Udinese, foli për paraqitjen e skuadrës së tij, rëndësinë e fitores dhe për gabimin që bëri Amir Rrahmani. “Jemi gjallë ende dhe duhet të luajmë mirë, pasi kemi objektiva të rëndësishëm.
Pësuam një humbje të pabesueshme kundër Spezia dhe nuk ishte e lehtë të ktheheshim në rrugën e duhur. Jam i kënaqur që morëm tre pikët. Më vjen për Amirin, ai është një profesionist fantastik. Ai ishte në telashe sot dhe unë duhet të marr vendim. Gjithsesi do të ketë shansin e tij sërish”, tha fillimisht Gattuso.
Më tej ai shtoi: “Duhet të përmirësohemi kur jemi nën presion. Nuk mund të themi se mentaliteti nuk mund të përmirësohet. Këtë gjë nuk e besoj. Ajo që ndodhi me Spezia më tërboi, pasi topi u kthye nga shtylla dhe pesë lojtarë e shikon. Pobega reagoi më shpejt. Kjo është një mungesë vendosmërie, që është e papranueshme”.
“Loja e bukur? Napoli dëshiron të jetë gjithmonë i bukur, por ndonjëherë të jesh pak i shëmtuar është gjë e mirë. Ju nuk mund të jeni gjithmonë Brad Pitt, biond me sy blu. Ndonjëherë duhet të jesh i shëmtuar, si unë. Dukem më keq se zakonisht në fakt, për shkak të ilaçeve. Gjithsesi ndihem më mirë”. /abcnews.al