Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, është shumë pranë rinovimit me napoletanët. Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli, i cili u ndal tek kjo temë pas barazimit të djeshëm të Napolit në transfertën e AZ Alkmaar.
“Unë jam në dijeni që avokatët po shkëmbejnë kontratat. Kemi arritur një marrëveshje gjatë kësaj jave. Besoj se nuk do të ketë ndonjë problem. Gattuso është pak më i trazuar sesa Carlo Ancelotti, ky është personaliteti i tij. Që të dy janë profesionistë të vërtetë”, deklaron italiani.
Kujtojmë që ish-trajneri i Milanit mori drejtimin e të kaltërve në dhjetorin e kaluar, kur zëvendësoi pikërisht Carlo Ancelottin. Që nga marrja e detyrës, 42-vjeçari udhëhoqi Napolin drejt triumfit të Kupës së Italisë, trofeu i parë ky për klubin që nga viti 2014. /abcnews.al