Napolin e pret një tjetër transfertë nesër në mbrëmje. Djemtë e Gattusos do të përballen me Brescian e vendit të parafundit dhe do të tentojnë fitoren e tretë radhazi jashtë “San Paolos”, pas atyre kundër Interit në Kupën e Italisë dhe Cagliarit në kampionat.
Gennaro Gattuso e di mirë vështirësinë e kësaj ndeshje, teksa në mesjavën e ardhshme do të përballet me Barcelonën në Champions. E gjithë vëmendja është te Brescia dhe trajneri do të zgjedhë më të mirët.
“Gjendja është e mirë, kemi punuar mirë me Allan. Me brazilianin është gjithçka në rregull, e kam thënë edhe më parë. Jemi parë në sy dhe kemi sqaruar gjithçka, unë nuk mbaj mëri dhe lojtari është stërvitur mirë. Milik ndodhet më mirë dhe nesër do të zgjedh formacionin më të mirë.
Napoli ka humbur 20 pikë me skuadrat e vogla. Nesër, njësoj si në Cagliari, do të gjejmë një kundërshtar të helmuar. Do të na duhet të luftojmë fort kundër Brescias dhe ambientit që do të krijohet.
Barcelona? Do të mendojmë të shtunën për këtë sfidë. Duhet ta kemi mendjen te Balotelli, jo te Messi. Lexoj që spanjollët janë në vështirësi, por mendoj ndryshe. Europa League apo fitorja me Barcelonën? Firmos për të parën, sepse do të thotë të fitosh shumë ndeshje nga këtu e tutje“, deklaron trajneri i Napolit. /abcnews.al