Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka folur për SkySport Italia pas fitores kundër Parmës, fitore që i dha tre pikët e para të sezonit Napolit. Pas ndeshjes, Gattuso tha:
“Ne duhet ta përgëzojmë ekipin, në pjesën e parë mund të kishim bërë më mirë. Osihmen është lojtari që arrin të japë shpejtësi dhe thellësi. Parimet mbeten gjithmonë të njëjtat në ndërtimin e lojës! Gjithmonë ndërtojmë në 4, jo në 3. Pozicioni i lojtarëve duhet të ndryshojë, pasi zënë hapësirë.
Osimhen? Gjëja që më goditi që ditën e parë, kur e pashë atë tre muaj më parë në shtëpinë time, është njeriu. Unë e njihja mirë lojtarin, ai është një djalë që ka vlera të mëdha. Kjo është gjëja e parë që më bëri të mendoj se ai do t’i mbajë këmbët në tokë dhe do të vazhdojë të punojë.
Koulibaly? Nuk dyshoja, ai është një kampion dhe një profesionist. Ai është një nga mbrojtësit më të fortë në botë, gjithmonë më ka dhënë një disponueshmëri të madhe. Do të më vinte keq që ta humbja, por nganjëherë numrat janë të rëndësishëm. Napoli duhet të bëjë diçka. Me egoizëm, nëse qëndron jam i lumtur.
Ne nuk jemi gati akoma. Për të qenë të gatshëm duhet të luajmë me intensitet të madh dhe ende na mungon. Duhet të përmirësohemi javë pas jave”, u shpreh Gattuso./abcnews.al