Napoli fitoi kundër Rijeka me rezultatin e pastër 2-0, ndërkohë që futbollistët e skuadrës italiane zbritën në fushë me fanellat me numër 10 dhe me emrin e Maradona në shpinë. Më pas ata dhanë maksimumin për të gëzuar një popull të tërë, që ishte mbledhur jashtë stadiumit për t’i bërë homazhe yllit botëror të futbollit që kishin fatin ta shihnin të luante në stadiumin e tyre.
Pas ndeshjes, trajneri Gennaro Gattuso, më shumë se për ndeshjen u pyet për Maradonën. Mes tyre kishte një raport shumë të mirë dhe “Dora e Zotit” e vlerësonte trajnerin italian për shpirtin e garës dhe grintën që kishte, si lojtar dhe trajner. Tani është Gattuso ai që flet në Sky Sport Italia: “Kam pasur mundësinë shumë herë të flas dhe të darkoj me të.
Diego nuk do të vdesë kurrë sepse ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. Ai do të mbetet gjithmonë i gjallë, dhe nëse ka bërë ndonjë gabim në jetën e tij private. Ky qytet nuk ka thithur ajrin e zakonshëm këtë herë. Ishte një humbje e madhe, por ai kurrë nuk do të vdesë.
Maradona është një legjendë. Tani ai ka ikur nga kjo bote dhe do t’u bëjë shoqëri shumë njerëzve, si motra ime. Ne duhet të punojmë. Në qytet do të flasim për këtë për një kohë të gjatë.
Maradona nuk ishte vetëm lojtari që fitoi, por edhe krenaria e këtij qyteti, duke veshur fanellën e tyre dhe përfaqësuar një popull të tërë. Shumë djem quhen Diego për nder të tij. Unë mendoj se Maradona është më i rëndësishëm edhe se Shën Gennaro”. /abcnews.al

