Elseid Hysaj mund të vijojë të qëndroje te Napoli, edhe pse zërat kanë qenë të shumta për një transferim në klub tjetër. Shkodrani, nga momenti që në krye të skuadrës italiane u vendos Gennaro Gattuso, ka pasur hapësira dhe është munduar të tregojë vlerat e tij.
Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, së fundmi ka folur në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të djathtë dhe të dy klientëve të tjerë që ka në skuadrën e Napolit. “Gjërat kanë ndryshuar me Gattuson si trajner. Kemi biseduar edhe me klubin në lidhe me situatën”, është shprehur Giuffredi në lidhje me Hysajn për “Radio Kiss Kiss”.
Më tej ai ka shtuar: “Po diskutojmë në lidhje me rinovimet e kontratave të Di Lorenzo dhe Mario Rui. Është një grup fantastik, të gjithë vrapuan për të përqafuar trajnerin pas vërshëllimës së fundit në finalen e Kupës. Treguan se sa shumë e duan dhe Gattuso meriton gjithë dashurinë e kësaj bote”. /abcnews.al