Gennaro Gattuso tha fjalët e tij të para si trajner i Napolit. Në konferencë për shtyp, strategu italian tha: “Ancelotti është si një baba për mua.
Ai gjithmonë ka qenë pranë meje dhe më ka mbështetur. Ai i ka fituar të gjitha, ndërsa unë kam ende punë për të bërë. Objektivi im është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të ngjisim pozicione në tabelë. Duhet të punojmë shumë që të dalim nga kjo situatë delikate.
Është e turpshme të shohësh Napolin në këto pozita. Skuadra e di shumë mirë momentin që po kalojmë. Unë personalisht nuk i frikem asjgëje. E di se do të punoj me njerëzit e duhur. Duhet thjesht të marrim rezultate.
Duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme para pushimeve. Të gjithë lojtarët që janë këtu, janë në planet e mia. Insigne është një aset për klubin. Jam në një klub të madh, me një president fantastik dhe me lojtarë të talentuar. Duhet të sigurohemi se me futbollin tonë, të sjellim entuziazmin sërish në qytet”, përfundoi strategu italian./abcnews.al