Qendërmbrojtësi italian, Federico Gatti është kthyer në një protagonist te mbrojtja e Juventus, me 25-vjeçarin e mbrojtjes, që përveç “bardhezinjve”, vitin e shkuar arriti të bëjë dhe debutimin e tij, me Kombëtaren e Italisë
Falë performancave të tij fantastike me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, bordi i kësaj të fundit ka vendosur t’i rinovojë kontratën “shtatlartit” deri në vitin 2028, rinovim, i cili u bë me dijë nga vetë bordi i Juventus, me anë të një komunikate.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se Federico Gatti ka rinovuar kontratën që e lidh atë me Juventusin, deri më 30 qershor 2028. Fede, i blerë në janar 2022, iu bashkua skuadrës verën e ardhshme. Dhe menjëherë arriti t’i bënte të gjithë për vete.
Karakteristikat e tij kryesore janë vetëmohimi dhe përulësia. Hap pas hapi, Gatti është bërë një lojtar që tashmë, pas pak më shumë se një viti, është thelbësor për ekipin dhe për grupin. Brenda dhe jashtë fushave.
Dëshira e tij për t’u përmirësuar është e vazhdueshme, ashtu si progresi i tij është i vazhdueshëm. Pra, le të shijojmë lajmin e mirë me të cilin filluam: Federico Gatti është Juventus deri në vitin 2028!”,- thuhet në komunikatën e Juventus. /i.m /abcnews.al