Kombëtarja shqiptare është duke bërë një rrugëtim ëndrrash drejt Euro 2024, me Sylvinhon i cili ka ndërtuar një ekip fantastik me talentë të jashtëzakonshëm. Shqipëria është vetëm gjysmë hapi larg kualifikimit dhe kjo performancë e kuqezinjve, ka bërë që të joshë edhe më shumë se kombëtaret e tjera lojtarët të cilët kanë lindur jashtë trevave shqipfolëse.
Sipas një raportimi të gazetarit Ylber Kelmendi, bëhet me dije se Nelson Weiper ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë. Sulmuesi i talentuar 19-vjeçar është pjesë e moshave të Gjermanisë, me një baba gjerman dhe nënën shqiptare./h.ll/abcnews.al