Gati për verën? Baloni Gastrik, mënyra më efikase jo-kirurgjikale për rënien në peshë

schedule11:33 - 17 Maj, 2021

schedule 11:33 - 17 Maj, 2021

Baloni Gastrik është risia e fundit për ata që duan të bien në peshë. Ai ndihmon në një rënie të konsiderueshme në peshë. Rreth 7% deri në 15% rënie e peshës trupore është tipike në gjashtë muajt e parë pas vendosjes së balonit gastrik. Humbja totale e peshës së tepërt varion nga 30% në 47%.

Kjo procedurë jokirugjikale konsiston në vendosjen e një tullumbaceje silikoni në stomak e cila ndihmon në rënien në peshë pasi bën të mundur kufizimin e sasisë së ushqimit që konsumoni dhe ju ndjeheni të ngopur.

Kjo procedurë është një zgjedhje optimale për personat që kanë probleme me peshën, ndërkohë që dietat dhe stërvitja nuk kanë funksionuar sepse baloni konsiderohet si mënyra më efikase jo-kirurgjikale për rënien në peshë.

Përpara vendosjes së Balonit Gastrik bëhen gjithashtu edhe teste laboratorike dhe ekzaminime mjekësore, të cilat janë të nevojshme.

Çfarë duhet të dimë:

  • Procedura zgjat 30 minuta.
  • Humbja totale e peshës së tepërt varion nga 30% në 47%.
  • Baloni Gastrik qëndron në stomak deri në 12 muaj.

Nga data 15 maj deri më 15 qershor, në Spitalin Amerikan procedura e balonit gastrik do të ofrohet me çmimin preferencial 1850 Euro.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!