Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gati për festa, bllokohen në Portin e Durrësit 180 fishekzjarre

schedule10:02 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 10:02 - 25 Dhjetor, 2021

Ndonëse fishekzjarret janë të ndaluara për shkak se rrezikojnë sigurinë publike dhe jetën e shëndetin e qytetarëve, ka tentativa për ti treguar gjatë festave.

Sot shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë kaluar për kontroll një makinë në të cilën janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë

Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, për parandalimin e futjes në vendin tonë dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 2 kuti me lëndë plasëse piroteknike. Procedohet penalisht poseduesi.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e futjes në vendin tonë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, dhe tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin B. P. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me 180 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rë kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht në gjendje të lirë, poseduesi i tyre, shtetasi B. P., 38 vjeç, banues në Dibër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë personat që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!