Gati për Çekinë, nën shërbimet e Sylvinho dhe një ndër më të mirët e Serie B

schedule13:56 - 4 Tetor, 2023

schedule 13:56 - 4 Tetor, 2023

Pavarësisht se tekniku Sylvinho zgjedh të përhershmit, Etrit Berisha e Thomas Strakosha, një tejtër “gardian”, i cili mund të performojë denjësisht është dhe ai i Cittadella, Elhan Kastrati, i cili po vijon të jetë në formën e tij më të mirë.

“Legjionari” i Kombëtares sonë është përzgjedhur si portieri më i mirë, në formacionin e javës së Serie B, pas performancës së tij “magjike’ ndaj Lecco, ku madje arriti të priste dhe një 11-metërsh.

Kastrati është kthyer në një pikë të rëndësishme të këtij ekipi, ku aktivizohet që prej vitit 2020, ndërkohë sezonin e kaluar ai fitoi edhe çmimin si lojtari më i mirë i vitit për italianët e Cittadella dhe nuk do të ishte çudi nëse 26-vjeçari të bënte debutimin e tij ndaj Çekisë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!