Wayne Rooney është gati për të nisur aventurën e radhës në karrierë. Golashënuesi më i mirë i historisë së Manchester United ka arritur akordin 18-mujor me Derby County, ekipin që garon në divizionin e dytë të futbollit anglez.
34-vjeçari do të ketë detyrën e shënimit të golave për të rikthyer Derbyn në elitë, por do të mbajë njëkohësisht edhe detyrën e zëvendëstrajnerit të ekipit përkrah Phillip Cocu. Rooney është gati për të luajtur, teksa flet dhe rreth së ardhmes.
“Ndihem mirë, po stërvitem prej disa javësh dhe jam gati për të zbritur në fushë. Championship ndryshon pak me Premier League, por nuk është për t’u përçmuar. Mendoj se është njësoj si MLS. Tërheqja? Pasi të ndodhë do të mendoj për t’u bërë trajner i parë. Për momentin do të tentoj t’i jap një dorë trajnerit Cocu“, thekson anglezi i njohur. /abcnews.al

