Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Gati 8 orë nën ortek/ Si shpëtuan 2 turistët, pronari i bujtinës në Radomirë u sinjalizua nga Zvicra

schedule11:12 - 26 Janar, 2024

schedule 11:12 - 26 Janar, 2024

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, u soll në vëmendje ngjarja e ndodhur në Korab ku mbetën të bllokuar dy turistë zviceranë nën ortek.

Pronari i një bujtine, Agron Hima tregoi për “ABC e Mëngjesit”, se si ndodhi ngjarja dhe sfidën e vështirë më të cilën u përballën turistët. Ai shpjegoi se janë nisur pa ndonjë guidë, ndërsa shpjegoi se terreni është pak i vështirë.

“Janë nisur pa një guidë. Gjatë skijimit kanë marrë pjesë në kufi me një fshat në Kukës, terreni atje është shumë i vështirë. Aty ata kanë pësuar një aksident me ortekun dhe një person ka qenë në gjendje më të rëndë. Ishin çift. Bora ka qenë shumë e madhe dhe nuk kanë pasur mundësi të shohin ndonjë shenjë apo sinjal”, ka treguar ai.



Turistët kanë qëndruar rreth 8 orë dhe ne kemi marrë njoftim nga një shok i tij nga Zvicra. Në atë kohë mora shokun tim të ngushtë, shef i ekipit të kërkim shpëtimit të Kosovës, dhe menjëherë kemi marrë masat.

“Menjëherë pas sinjalizimit bashkë me një shokun tim kuptuam se diçka nuk shkonte dhe u organizuam. Ai i ka kërkuar ndihmë shokut të tij në Zvicër, ai ka bërë kontrolle në hartë dhe më ka komunikuar. Ata ishin të pajisur me të gjitha mjetet, por nuk kishin guidë”, ka thënë mes të tjerash ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!