Evakuimet në Gaza vazhdojnë ende. Situata si pasojë e luftës vazhdon të mbetet shqetësuese. Burime të Sigurisë egjiptiane bëjnë me dije se deri më tani gati 700 shtetas të huaj u larguan nga Gaza në Egjipt.
Ndërkohë Izraeli do të fillojë të zbatojë “pauza humanitare” katër-orëshe në veri të Gazës çdo ditë për të lejuar njerëzit të largohen, tha Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi John Kirby e quajti lëvizjen një hap në drejtimin e duhur dhe tha se SHBA dëshiron që pauzat të vazhdojnë për aq kohë sa të nevojiten./abcnews.al/


