Gasperini: Sa afër ishim! Eliminimi nuk e largon kënaqësinë e kësaj përvoje

schedule23:34 - 12 Gusht, 2020

schedule 23:34 - 12 Gusht, 2020

Gan Piero Gasperini dhe të gjithë tek Atalanta e ndjejnë keqardhjen e eliminimit nga Champions League, më së shumti për faktin që për pak desh e prekën. Kryesonin deri në minutën e 90-të dhe më pas ndodhi përmbysja.

Gasperini, pas ndeshjes, në Sky Sport foli shkurtimisht: “Duhet të them se ka shumë keqardhje për këtë eliminim. Iu afruam shumë, ishim shumë afër. Dukej sikur mund ta bënim diçka të tillë dhe do të ishte një arritje e madhe.

Gjithsesi kënaqësia mbetet për përvojën e përjetuar, një Champions ku kemi ardhur në rritje. Dukej sikur ia dolëm, pavarësisht vështirësive”, u shpreh tekniku i Atalanta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!