Gasperini përgatit “kurthin” ndaj Villareal, sakrifikohet Gjimshiti

schedule15:31 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 15:31 - 8 Dhjetor, 2021

Atalanta do të luajë “finalen” kundër Vijarealit në Champions League. Një takim që skuadra bergamase kërkon vetëm fitoren për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion.

Trajneri i skuadrës italianë, Gasperini ka përgatitur “kurthin” për ekipin spanjoll, në një ndeshje direkte që zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Siç raportojnë mediat nga ky “kurth” është sakrifikuar lojtari shqiptarë, Berat Gjimshiti, i cili do të jetë në stol, sepse Atalanta nuk ka asgjë për të humbur dhe do jetë e gjitha në sulm, për të tentuar mrekullinë.

Gjimshiti do të jetë gati në çdo moment të pjesës së dytë kur Vijareal do të kërkojë golin, pasi spanjollët kanë dy rezultate nê favor dhe në fillim do të qëndrojnë në pritje të italianëve.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!