Leo Messi dhe babi i tij kanë blerë shtëpi në Milano dhe mediat në Itali gjatë kësaj periudhe kanë aluduar për një kalim të argjentinasit tek Interit. Drejtuesit e këtyre të fundit e kanë hedhur poshtë si mundësi, ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart.
I intervistuar nga Tuttomercatoweb, ai është shprehur: “Për mua kalimi i Messit tek Interi është i pamundur. E njoh mirë Leon, kam qenë unë ai që e solla atë te Barcelona në vitin 2000. Atëherë ishte vetëm një i ri plot talent, sot është lojtari më i mirë në botë.
Ai dhe familja e tij janë mirë në Barcelonë dhe jam i bindur që nuk do të largohen. E përjashtoj si mundësi. Messi e mbyll karrierën te Barcelona, klubi i jetës së tij. Ai është një njeri shumë inteligjent dhe gjithashtu një kampion.
Maksimumi, kur ai të jetë gati për ta mbyllur me futbollin, mund të tentojë nëj përvojë të fundit në Kinë. Mendoj se ai ka edhe 3-4 vite të tjera, që mund t’i luajë në nivele shumë të larta. Ai është gjithmonë më i forti nga të gjithë, një nga krenaritë e mia më të mëdha”. /abcnews.al