Disa lojtarë, janë të destinuar për të luajtur gjithmonë së bashku. Kështu ka ndodhur dhe me dyshen Gareth Bale dhe Luka Modric, të culet luajnë bashkë prej shumë vitesh, Tottenham dhe Real Madrid.
Sulmuesi uellsian ka dhënë një intervistë sot, ku ka folur për kritikat që ka marrë kohët e fundit nga tifozët e Realit, marrëdhënien e tij me Luka Modric dhe për të ardhmen: “Kritikat kanë qenë të shumta kohët e fundit.
Gjithçka nisi me atë banderolë: “Uells, Golf, Real Madrid, sipas këtij rendi”. Ishte thjesht një shaka me shokët e mi të kombëtares. Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se nuk kisha asnjë qëllim të keq. Luka Modric është një njeri i madh, që më ka qëndruar gjithmonë pranë.
Por më duhet ta them, në sportin e golfit është një dështak: ndoshta lojtari më i dobët që më kanë parë sytë. E ardhmja në MLS? Nuk e mohoj si mundësi, gjithmonë kam dashur të luaj në Amerikë”, tha mes të tjerash Bale./abcnews.al