Shumë është përfolur rreth mundësisë që Gareth Bale të mbyllë karrierën, edhe pse mbush 32 vjeç nëntë ditë më vonë. Ylli uellsian ishte i huazuar te Tottenham sezonin e kaluar, teksa ka edhe një vit kontratë me Real Madrid (përfiton rreth 600 mijë paund në javë).
Mediet angleze raportuan ditën e djeshme që sulmuesi i djathtë po mendon tërheqjen nga klubet, teksa synon të varë këpucët në gozhdë pasi të luajë në Botërorin Katar 2022 me kombëtaren e tij. Burime pranë lojtarit ofensiv kanë reaguar në lidhje me këto zëra.
Gareth Bale’s camp denies any rumour about him considering to retire this summer. Bale wants to complete his current contract – waiting to decide about his future at Real Madrid. ??????? #RealMadrid #Bale
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2021
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano shkruan se persona pranë Bale kanë mohuar në mënyrë kategorike opsionin e tërheqjes këtë verë. Sipas tyre, Bale do të respektojë deri në fund kontratën me Realin dhe më pas do të marrë një vendim rreth së ardhmes. /abcnews.al