Uellsi u eliminua nga EURO 2020 pas humbjes së sotme kundër Danimarkës, ndërkohë që pas ndeshjes ka pasur një episod të veçantë me Gareth Bale.
Sulmuesi anësor, i cili ishte në huazim te Tottenham sezonin e fundit dhe pritet të rikthehet te Real Madrid, ka braktisur intervistën.
Pyetja nëse kjo ishte ndeshja e fundit me kombëtaren e Uellsit nuk është pritur mirë nga Bale, i cili është larguar pa dhënë përgjigje.
Më parë sulmuesi kishte thënë për ndeshjen: “Ndeshja nuk shkoi si donim. E nisëm mirë, 25 minutat e parë dhe pastaj pësuam gol. Më pas ndryshoi pak.
U përpoqëm të luanim në pjesën e dytë, por fatkeqësisht bëmë një gabim dhe ai gol na preu krahët. Sigurisht të gjithë jemi të zemëruar”. / abcnews.al
Gareth Bale asked if he will retire from playing for Wales, and if that was his last game. He immediately walks away from the interview and didn't say anything. #WAL #EURO2020
— Joe Prince-Wright (@JPW_NBCSports) June 26, 2021