Garë mes kandidatëve të partive, më të votuarit e socialistëve sipas qarqeve

schedule08:29 - 29 Prill, 2021

schedule 08:29 - 29 Prill, 2021

Partia Socialiste është dhe fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit të zhvilluara ditën e dielë në vendin tonë.

Socialistët kanë siguruar mandatin e 3 qeverisës me 74 mandate, të ndjekur më pas nga Partia Demokratike, me 59 mandate, nga LSI me 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 3 mandate.

Sipas të dhënave më të fundit të KQZ një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste është Taulant Balla në qarkun e Elbasanit me 21591 vota, i ndjekur nga Belinda Balluku kandidate në Tiranë me 12 102 vota.

Ndërkohë vijon numërimi i votave për kandidatët ku Durrësi dhe Tiranë duket se janë dhe qarqet ku numërimi ka ecur me ritme të ngadalta.

Sipas votave nëpër qarqe kryesuesit e listës së Partisë Socialiste janë :

Berat ka përfunduar numërimi kryeson Blendi Klosi 11605 vota

Dibër përfundon numërimi  kryeson Aurora Mara 9367 vota

Durrës nga  481 QV total numëruar 254  kryeson Edi Rama 6677 vota

Elbasan 508 qendra votimi të numëruara nga 511 në  total kryeson Taulant Balla 21591 vota

Fier  541 qendra votimi të numëruara nga  580 në total kryeson Erion Braçe 14058 vota

Gjirokastër është mbyllë numërimi kryeson Bledar çuçi 11932 vota

Korçë ka përfunduar numërimi kryeson Niko Peleshi       11479 vota

Kukës mbyll numërimi   kryeson kryeso, Gerta Duraku     5368 vota

Lezhë janë numëruar 222 qendra votimi nga 249 në total kryeson  Eduard Ndreca 7069 vota

Shkodër ka përfunduar numërimi kryeson Paulin Sterkaj 7335 vota

Tiranë janë numëruar 847 / 1243 QV total kryeson  Belinda Balluku 12102 vota

Vlorë janë numëruar  444 / 445 QV total. kryeson Edi Rama 11412 vota.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!