“Gardiani” suedez kërkon trifumin: Një fitore ndaj Shqipërisë është shumë e rëndësishme

schedule20:56 - 24 Mars, 2024

schedule 20:56 - 24 Mars, 2024

Mbrëmjen e së hënë, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojnë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në testin e dytë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Suedisë, me “Vikingët”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Skuadrës “Kuqezi” i duhet një paraqitje shumë ndryshe dhe mbi të gjitha të fitojë lojën dhe sigurinë e humbur në miqësoren e parë të marsit. Këtë e di mirë tekniku brazilian, që pritet të bëjë rregullimet e tij në formacion, por edhe në kërkesat teknike dhe taktike për lojtarët e tij.

Megjithatë, një vendim të tillë pritet të marrë edhe tekniku i sudezëve, i cili duhet të hedhë pas krahëve humbjen poshtëruese, 5 me 2, nga “Luzitanët” e Portugalisë dhe për këtë aryse, në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar, e një gjë të tillë e ka thënë edhe porteri i “Vikingëve”, Robin Olsen.

“Ndaj Portugalisë ishte një ndeshje shumë e lodhshme, sidomos për shkak të golave. Ata na dhembin shumë pasi mund të shmangeshin. Por pastaj është po ashtu e rëndësishme që të jesh i qetë dhe i durueshëm. Ne kishim vetëm një seancë stërvitore para ndeshjes me Portugalinë. Në momente të caktuara gjatë ndeshjes, treguam se kemi mësuar diçka gjatë këtyre ditëve bashkë, por padyshim ka shumë për të përmirësuar.

Sa e rëndësishme është të fitojmë ndaj Shqipërisë? Është jashtëzakonisht e rëndësishme, çdo herë që luan një ndeshje, është e rëndësishme. Megjithatë, ne jemi në një proces dhe mendoj se shumë lojtarë kanë folur këto ditë për durimin që duhet të kemi. Gjithsesi, ne dëshirojmë që të punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”,- u shpreh “gardiani” i dytë i Aston Villa. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!