Largimi i Onana dhe ardhja e Yann Sommer tek Inter nuk solli shumë kënaqësi te tifozët zikaltër, pasi ata ishin të dashuruar pas portierit kamerunas. Gardiani zvicerian dukej sikur nuk premtonte shumë siguri në portë, por tashmë statistikat thonë të kundërtën dhe tregojnë se sa i vlejnë dorezat atij.
Sommer vendos një rekord me Interin. Në 15 ndeshjet e luajtura me zikaltërit këtë sezon, zviceriani ka mbajtur portën e paprekur 9 herë, më shumë se çdo portier tjetër në top 5 ligat europiane./h.ll/abcnews.al