Garda padi Prendit: Na shpaguaj 65 mln lekët e të vrarit në 21 janar

schedule16:27 - 6 Nëntor, 2018

schedule 16:27 - 6 Nëntor, 2018

Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të marrë në shqyrtim një padi të Gardës së Republikës kundër ish-kreut të këtij institiucioni, Ndrea Prendi. Në këtë padi Garda i kërkon gjykatës të detyrojë Prendin të shpaguajë dëmshpërblimin e dhënë familjes së Faik Myrtajt, për vrasjen e tij në demonstratën e 21 janarit 2011. Në seancën përgatitore të zhvilluar të martën gjyqtarja Monjola Xhaxho vendosi të shpallë moskompetencë të shqyrtimit të padisë dhe dërgimin e akteve në Gjykata Administrative Tiranë. Referuar padisë që tashmë do të shkojë në Administratë, Garda kërkon 65 milionë lekë të rinj, dëmshpërblimi i paguar prej saj tek familja Myrtaj, si edhe 680 mijë lekë shërbime përmbarimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!