Shqipëria humbi mbrëm në miqësore me Spanjën 1-2, takim që u luajt në Barcelonë. Një ndeshje që kuqezinjtë relativisht zhvilluan një ndeshje të mirë, teksa vetëm në minutat e fundit u mposhtën nga kombëtarja iberike.
Në prononcimin pas ndeshjes, ka folur mbrojtësi i Barcelonës, Erik Garsia ku theksoi se Shqipëria ua vërtetoi se sa e vështirë është kualifikimi në Botëror.
“Kjo ndeshje ishte mirë që ne të kuptojmë se sa e ndërlikuar është kualifikimi direkt për në Botëror. Në pjesën e parë na mungonte ideja për lojën, por në pjesën e dytë ishim më mirë.
Pas 1-1 patëm një reagim shumë të mirë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur të gjithë së bashku dhe është gjithmonë e rëndësishme të fitojmë.
E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse trajneri na kishte paralajmëruar për cilësinë e individëve dhe të tyre ku veçohet aftësia për t’u mbrojtur dhe për të shkuar në kundërsulm.
Te goli i Uzunit ishte fati i keq.”, përfundoi Erik Garsia. /f.a/abcnews.al