Garcia: Juventusi nuk po luan mirë, Lyoni im do çerekfinalet e Champions

schedule17:19 - 17 Korrik, 2020

schedule 17:19 - 17 Korrik, 2020

Lyon do të tentojë eliminimin e Juventusit në 7 gusht, datë kur zhvillohet në Itali sfida e kthimit e raundit të 1/8 në Champions League. Skuadra franceze ka fituar 1-0 në shtëpi dhe Rudi Garcia nuk e fsheh objektivin për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Më parë është finalja e Kupës së Ligës kundër kampionëve të PSG-së, teksa trajneri i Lyon analizon momentin dhe forcën e bardhezinjve të Sarrit në konferencë për shtyp. “Prioriteti ynë është finalja e Kupës së Ligës (PSG-Lyon, 31 korrik), më pas do të fokusohemi te Juventusi.

Do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League. Është krijuar përshtypja sikur bardhezinjtë janë në vështirësi, por, edhe pse nuk po paraqiten mirë, ata kanë fituar disa pikë kundër ndjekësve në Serie A.

Ia dolën të evitojnë humbjen ndaj Atalantës dhe janë shkëputur nga Lazio. Juventusi po përgatitet qetësisht për fitimin e titullit të radhës, diçka e tillë na bën të kuptojmë se çfarë kualiteti zotërojnë“, deklaron trajneri i Lyon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!