Garcia i zhgënjyer nga humbja ndaj Fiorentina: Duhet të jemi më agresivë në fushë

schedule18:56 - 9 Tetor, 2023

schedule 18:56 - 9 Tetor, 2023

Napoli pësoi humbjen e dytë në stadiumin “Maradona”, me të kaltrit që u mposhtën me shifrat 1-3 nga Fiorentina. Kampionët në fuqi të Italisë nuk i shpëtuan edhe kontestimeve të tifozerisë pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa trajneri Rudi Garcia theksoi se lojtarët duhet të shfaqin më shumë grintë në fushë.

Pas kësaj humbjeje, disa fjalë për mediat i tha dhe tekniku i “bluve” Rudi Garcia, i cili theksoi se ndeshja u humb për faktin se lojtarët nuk shfaqën grintën e duhur në fushën e lojës, si dhe vështirësinë në krijimin e aksioneve.

“Duhet të jemi më agresivë, në fushë duhet grintë dhe inat. Por, nuk jam i shqetësuar, pres përgjigje nga lojtarët në ndeshjen e radhës. Vërshëllimat e tifozëve? Kanë të drejtë, nuk mund të jesh i kënaqur kur humbet një ndeshje në shtëpi.

Jemi të gjithë të inatosur sepse prisnim të bënim më mirë, nuk ishte mbrëmja jonë. Skuadra ka vështirësi në ndërtimin e lojës dhe hasim vështirësi për të gjetur Osimhen në sulm. Mungon rrjedhshmëria dhe qartësia. Nuk e prisja që lojtarë të dorëzoheshin kaq lehtë”,- u shpreh tekniku francez i napoletanëve. /i.m /abcnews.al