Garanci sovrane për fermerët/ Denaj: Synojmë të rrisim aksesin në financë për bujqësinë

schedule15:37 - 10 Maj, 2024

schedule 15:37 - 10 Maj, 2024

Fermerët do të mbështeten nga shteti me garanci sovrane për të marë më shumë financime.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj në një takim me fermerë të bimëve aromatike bëri me dije se në 1 korrik do të jetë gati , një skemë garancie që do të synojë të rrisë sa më shumë aksesin në financë për shkak se bujqësia është sektori më pak i financuar nga bankat

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka folur për rritje të financimit për sektorin e bimëve aromatike ndërsa theksoi se ka interes të shtuar nga Arabia Saudite për bimët aromatike mjekësore shqiptare.

Garanci sovrane për per sektorin e bujqësisë do të jetë për të gjitha bizneset që duan të investojnë në përpunim apo dhoma tharje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!