Gara presidenciale në SHBA, Obama shfaqet krah Biden

schedule12:31 - 27 Mars, 2024

schedule 12:31 - 27 Mars, 2024

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama qëndroi për disa orë Shtëpinë e Bardhë ku vizitoi Joe Biden. Obama është shprehur më herët se gara e dytë mes Trump dhe Biden do të jetë tepër e afërt dhe se zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024 do të shënojnë një moment të rëndësishëm për botën.

Biden dhe Obama, së bashku me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, morën pjesë në një thirrje organizuese në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë.

“Ne kemi mundësinë të bëjmë edhe më shumë, por kjo ndodh vetëm nëse i kthejmë Joe dhe Kamala në Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Pra, ne duhet të vazhdojmë të punojmë,” u shpreh Obama gjatë mesazhit të tij në një video. Obama dhe Biden kanë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe ish-presidenti ka shprehur haptas mbështetjen për Biden.

Angazhimi i tij me fushatën e Biden pritet të intensifikohet ndërsa intensiteti i përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme është rritur dhe po punohet për rindërtimin e koalicionit fitues që i solli fitoren Biden në 2020-ën.

Të enjten Obama, Biden dhe ish-presidenti Bill Clinton të takohen ku do të bëjnë thirrje në mbledhjen e fondeve për fushatën në kuadër të rizgjedhjes së Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Jim Messina, menaxheri i fushatës së Obamës në vitin 2012, i cili ka shërbyer si këshilltar i ngushtë i fushatës së rizgjedhjes së Biden, tha për CNN se ish-shefi i tij planifikon të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Biden të sigurojë një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ky mision, tha Messina, është bërë dukshëm më urgjent nga shfaqja e Trump si kandidati kryesor republikan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!