Kandidati për president i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe kreu aktual i shtetit në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç tha se pranon ftesën e kandidatit të Frontit Demokratik, Andrije Mandiç për një debat televiziv.
Mandiç, nga tubimi parazgjedhor në Pljevlje, e ka ftuar Gjukanoviçin të flasë për të kaluarën dhe të ardhmen e Malit të Zi në cilindo televizion, shkruan Vijesti.
“Dua ta informoj atë dhe publikun malazez se e pranoj ftesën për të diskutuar të gjitha çështjet me interes për qytetarët tanë”, theksoi Gjukanoviç në kuvendin zgjedhor në Nikshiç.
Sipas tij, Mandiç e ka mbështjellë veten me mantelin e Gandit dhe mendon se kjo do ta ndihmojë atë të arrijë në zyrën presidenciale përmes amnezisë kolektive të popullit të Malit të Zi.
Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi do të mbahen më 19 mars./abcnews.al