Skuadra e Kukësit vazhdon përgatitjet për rifillimin e kampionatit dhe kur kanë mbetur vetëm 10 javë, e shohin veten plot 9 pikë pas kryesuesve të Tiranës. Orges Shehi, për mikrofonat e ABC News, tha se ka dhe 10 finale deri në fund të sezonit.
“Jemi munduar të ndërojmë një skuadër për të qenë e gatshme për të përballuar kampionatin e ngjeshur. Nëntë pikë kemi diferencë me kryesuesit, por ne bëjmë kampionatin tonë. Kemi dhe 10 ndeshje, që për ne janë 10 finale”, tha Starova.
Starova e ka vazhduar fjalën e tij në studion e Pressing në ABC News, aty ku u ndalua te skuadra e Kukësit, sapo dëgjoi intervistën e Orges Shehit, trajnerit të verilindorëve.
“Objektivin e ka arritur presidenti, i cili Europën e ka trenin e fundit, por ai investoi për të dalë kampion. Tirana ka bërë 48 gola, Kukësi 39. Tirana ka filluar të rregullojë aspektin difensiv, pasi pësonin shumë. Kukësi u ndërtua për të dalë kampion, por ka pasur mungesa, dëmtime, pastaj kishte dhe mungesën e tifozëve. Janë këto faktorët që kanë ndikuar në këtë diferencë”, u shpreh Starova.
Ndërsa Nevil Dede, tha: “Janë skuadër shumë e mirë, por një problem janë të huazuarit. Ata varet ku e kanë mendjen, ndoshta thonë ‘ku do iki unë’. Janë klub serioz, po stërviten në Elbasan dhe po tregojnë që duan ta provojnë deri në fund për titull. Kukësi nuk ka organikë të gjerë. Ka një alternativë në sulm, dëmtohet Musolli nuk kanë tjetër. Tirana ka shënuar shumë dhe nuk ëshët rastësi”.
Agim Canaj shtoi: “Kukësi ka elemëntë të mirë. Ata ndërtohen çdo vit për titull dhe sivjet morën lojtarë shumë cilësor, me emra si Abazaj e Shkurtaj. Tirana gabonte, Partizani gabonte. Në një periudhë gënjeu veten. Nuk ka arritur ritmin e duhur. Kurse Tirana ka fituar në fund. Kukësi kishte zotërim topi”.