Gara për lidershpin e konservatorëve, Liz Truss rrit epërsinë ndaj Rishi Sunak

schedule13:25 - 22 Korrik, 2022

schedule 13:25 - 22 Korrik, 2022

Dy kandidatë, Rishi Sunak dhe Liz Truss janë “kokë më kokë” për të pasuar Boris Johnson si kreun e Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa gara për lidership hyn në javët e saj të fundit, sipas mediave të huaja.

Ish-ministri Rishi Sunak dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss tani do të nisin një turne gjashtë-javor nëpër Mbretërinë e Bashkuar për votat e rreth 175,000 anëtarëve të partisë konservatore.

Rezultatet do të shpallen më 5 shtator.  Truss, e cila fitoi 27 vota nga 113 gjithsej në votimin përfundimtar të deputetëve, shënoi një avantazh të jashtëzakonshëm prej 24 votash ndaj Sunak të enjten.

Ndërsa ish-kancelari kryesoi të pesë raundet e votimit mes deputetëve konservatorë, anëtarët e partisë në bazë duket se favorizojnë Trussin. Sipas një sondazhi të YouGov me 730 anëtarë konservatorë të publikuar të enjten, 62% thanë se do të votonin për Truss dhe 38% për Sunak.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!