Gara për kreun e SPAK, Kondilli: Nëse do jem drejtues do angazhohem maksimalisht të godas krimin dhe korrupsionin

schedule13:36 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 13:36 - 16 Dhjetor, 2022

Këshilli i Lartë i prokurorisë ka nisur seancën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.  Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Edvin Kondilli deklaroi se nuk ka asnjë konflikt interesi me asnjë prej anëtarëve të KLP.

Aktualisht prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar tha se ka hyrë në garë pasi ka formimin dhe kurajon për të drejtuar këtë Prokurori për të goditur fenomenet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kondilli: Nëse do të më jepet mundësia për të qenë drejtues angazhimi im do të jetë maksimal në mënyrë që të kthehet besimi te drejtësia.

Kandidati theksoi se ka hetuar dhe përfaqësuar një numër të madh të çështjeve penale.  Veprat penale që kam hetuar dhe përfaqësuar në vlerësimin tim me sukses, kanë pasur të bëjnë me trafikimin e narkotikëve, trafikimit të armëve, rrëmbimit të personave, vrasjes së punonjësit të policisë, vrasje nga grupe të strukturuara kriminale, kryerjen e vrasjeve me paramendim, etj,.

Kandilli theksoi se çështje t që ai ka hetuar janë me interes për vëmendjen e publikut dhe karriera e tij është zhvilluar vetëm në një institucion.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!