Gara për kreun e partisë, Çela: PD duhet të priste çertifikimin e zgjedhjeve, Basha i avantazhuar

schedule13:41 - 25 Maj, 2021

schedule 13:41 - 25 Maj, 2021

Pedagogu i Komunikimit Erlis Çela, i ftuar në studion e ABC ka komentuar situatën e fundit politike mes demokratëve.

Çela në fjalën e tij ka bërë me dije se gara për kreun e PD-së ishte e nxituar, pasi sipas tij më e rëndësishme në këtë moment është që të pritet se çfarë do të ndodhë në lidhje me ankimimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndër të tjera ai thekson se të gjithë janë dëshmitare sesi u zhvilluan zgjedhjet e prill, siç mund të shikojmë që dhe në kampin tjetër PS-ja nuk po feston pasi e di shumë mirë sesi i ka fituar zgjedhjet.

Çela në lidhje me zgjedhjet për kreun e PD ka bërë me dije se ajo që është e rëndësishme është se brenda partisë ka garë, dhe emrat e kandidatëve janë eksponentë që e duan të marrin lidershipin e kreut.

Partia demokratike duhet që ti kishte lënë shans publikut që të shikonin se çfarë ndodhi mnë zgjedhjet e 25 prillit. Ne ishim dëshmitare të gjithë sesi i gjithë mekanizmi i PS u vu në funksion të fitores. Nga ligjërimi i zotit Basha unë kuptoj se nuk ka një qasje për të sjellë një platformë të re, por duke bërë thirrje të tilla do të thotë se kjo është nisma dhe qëllimi im. Basha ka të drejtë që të mendojë se është forcuar pasi nuk ka rezultatin e 2017 por ka akoma. Ai përmendi dhe analizën dhe reflektimin e gjithsecilit, por zgjedhjet po bëhen brenda PD-së por pa pasur një analizë të qartë në lidhje me këtë, Unë mendoj se e drejta të ishte që të certifikoheshin zgjedhjet dhe të shikoheshin të gjithë pretendimet, nuk është vetëm problemi i një partie por i të gjithëve. PS nuk ka një entuziazëm i madh, pasi dihet sesi ka ardhur në pushtet.

Në gjykimin tim personal Basha për të qenë pjesë për kreun e PD-së duhet që të jepte dorëheqjen. Fakti që ka një garë është një avantazh i mirë brenda PD-së. Ne shikojmë se tre kandidatët e tjerë nuk janë kandidatë që i ka ofruar Basha, por janë persona që kërkojnë që të marrin lidershipin e PD-së. Harxhi është një risi për PD jo vetëm që është femër por që ka një histori të gjatë në kontributin e saj në PD.

Sot gjithashtu ka mbajtur një qëndrim për marrëdhënien me Berishën. Shehaj ishte një surprizë për demokratët pasi ishte dhe një personazh që e solli dhe e promovoi Basha. Kadilli ka meritën se hapi garën në PD, ka kontribut se është anëtar i anëtarësisë, por më i avantazhuar duket se është Basha. Ka dhe shumë emra të tjerë në radhët e demokratëve, por këto që dolën janë të guximshëm. Sfidën e PD-së nuk e shikoj në aspektin zgjedhor por çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve, mënyra se si lidershipi i ri do të mundet që ta administrojë procesin”, ka thënë Çela.

Ndërkohë në lidhje me qëndrimin e demokratëve për shpalljen e Berishën non-grada nga SHBA, Çela është shprehur se qëndrimi që mbajti Basha ishte korrekte me liderin historik dhe me aleatin më strategjik.

Çështja e shpalljes non grada e Berishës është një mesazh i fortë për të gjithë klasën politike dhe ato duhet që ta kenë kuptuar se nuk është goditje për Berishën. Qëndrimi i Bashës ishte korrekte në lidhje me liderin historik të PD-së dhe me partnerin kryesor siç është Amerika. Nuk jam dakord me anëtarët e grupit për PD-në. Nuk kishte çfarë qëndrimi tjetër të kishte Basha, për aq kohë sa Berisha po e ndjek në rrugë ligjore tashmë një çështje të tillë. Për çështjen e Berishës dhe rivalët e Bashës nuk kanë qëndrim të qartë, askush nuk del që të thotë se unë e shes Bashën, nuk e thotë asnjë. Berisha është fryma e PD dhe është lider politik në këtë parti” është shprehur Çela.

Sipas pedagogut vera parashikohet që të jetë jo vetëm e nxehtë nga temperaturat por dhe nga situata politike që ndodhet vendi.

Bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës mund të jetë vetëm për reforma të mëdha ndryshe nuk ka asnjë kuptim. Vendimi i Blinken për Berishën është një mesazh i fortë për të gjithë klasën politike, amerikanët kanë dhe investimet e tyre në Shqipëri. Rama dhe Meta duhet ta keni marrë mesazhin. Një gjë e tillë pritet që të përcaktojë dhe hapjen e negociatave. Qershori dhe vera do të jetë e nxehtë për të përcaktuar çfarë do të ndodhë në shtator”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!