Zbardhen të tjera emra kandidates për pozicionet e KQZ, sipas parashikimeve të reja kushtetuese. Kandidaturën për kryekomisioner e ka dorëzuar edhe anëtari i KQZ, Bledar Skënderi.
Gazetarja Esiona Konomi raporton se juristi Leonard Gremshi ka aplikuar për anëtar i Komisionit Rregullator dhe për në KAS.
LEXO EDHE: Zbardhen kandidatët për postet e KQZ, aplikantët që pretendojnë Komisionerin
Aplikantë të tjerë për KQZ të cilët kanë dorëzuar dokumente janë edhe Helga Vukaj, ish ministre teknike Financash e PD në 2017 Po ashtu kanë aplikuar: Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli dhe Sali Shehu.
Juristi Dritan Caka (eksperti i PS pranë Këshillit Politik), kandidon për Kryekomisioner, Rregullatorin dhe KAS.
Abcnews.al ka raportuar më herët edhe listën me të tjerë kandidatë që kanë aplikuar për të garuar në KQZ-në e re. Mes aplikantëve janë edhe figura të njohura si: Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Lefterie Lleshi etj.
Ndërkohë, aplikimet për 12 vendet vakante mbyllen nesër në orën 16:00. g.v/abcnews.al

