Kalon në një tjetër fazë gara për hetues të “FBI-së shqiptare”. Byroja Kombëtare e Hetimit njofton se Komisioni i Përzgjedhjes ditën e sotme mbylli procesin e testimit për aftësitë fizike për kandidatët. Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë, 115 nuk kaluan në fazën tjetër.
Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar (KLIKO KETU). Për të parë listën me kandidatët që nuk kaluan në fazën tjetër (KLIKO KETU).
BKH thekson se testimi i aftësive fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.
Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden (KETU). d.b/Abcnews.al