Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbylljes se fazës së radhës të përzgjedhjes së kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Të premten përfundoi procesi i testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve ndërsa, ambasada amerikane, me anë të një postimi në mediat sociale uron kandidatët që ia dolën për në raundin e radhës.
Po ashtu, në postim theksohet se jo të gjithë ia dolën që ta kalonin këtë fazë “pasi procesi është i vështirë, por i nevojshëm për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.”
Kujtojmë se Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23 tetor mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Listën e 103 kandidatëve që u kualifikuan mund ta gjeni këtu: LISTA-E-KANDIDATEVE-TE-KUALIFIKUAR-TESTI-FIZIK-LINK-1.
Kandidatët e kualifikuar, më 26 tetor do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim në në Pallatin e Kongreseve.
Congratulations to the candidates who made it to the next round of the NBI selection process. Not all made it because the process is tough, but necessary, to find #Albania‘s finest: https://t.co/PeYw4JNRkz
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 24, 2020