Gazetarja Etleva Delia thotë se janë disa emra që përfliten se mund të jenë kreu i ri i BKH.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Delia u shpreh se përveç Haki Çakos dhe Gledis Nanis, kandidatë potencialë janë edhe Artur Beu dhe Gentjan Shehaj.
Ndërsa gazetari Ermal Vija deklaroi se një ndër 13 kandidatët, Astrit Halilaj është shkarkuar nga vetingu.
Etleva Delia: Nga eksperienca ata emra që pompohen më shumë, nuk zgjidhen. Ndër emrat, përveç Haki Çakos, Gledis Nano, apo edhe zëvendësit të BKH, janë edhe personazhe të tjerë, Artur Beu, një nga oficerët më të mirë që ka pasur policia, edhe Gentjan Shehaj, ka qenë drejtori i Policisë së Vlorës. Unë besoj se nuk do dalë nga ata që përflitet.
Ermal Vija: Në këta 13 emra, 8 vijnë nga radhët e Policisë së Shtetit. Astrit Halilaj vjen nga radhët e Prokurorisë, ai është i shkarkuar nga komisioni i posaçëm i apelimit. Sigurisht që fazën e parë mund ta bësh, atë të aplikimit. Më pas, komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, që është prokurori më i vjetër i SPAK. Ky është komisioni që do të marrë 13 emrat në shqyrtim, për t’i kaluar në fazat e tjerë. Emri që do bindë këta anëtarë, do t’i dërgohet KLSH që do e emërojë më 1 shtator kreun e ri të BKH. Unë mendoj se këtë radhë, do jetë nga brenda byrosë kombëtare. Të dy këta vijnë nga BKH./abcnews.al