Gara në rrjetet sociale, Real Madrid “mbreti” i vitit të shkuar

schedule12:38 - 27 Janar, 2021

schedule 12:38 - 27 Janar, 2021

Ditët e sotme rrjetet sociale janë pothuajse të domosdoshme në jetën tonë dhe sigurisht që ato ndikojnë dhe në botën e futbollit. Për klubet e futbollit, Instagrami, Facebook apo çdo rrjet tjetër janë shumë të rëndësishme dhe Deloitte Football Money ka bërë një pasqyrim të ndjekësave të çdo klubi në botë.

Sipas tyre, klubi më i ndjekur në të gjitha platformat sociale për vitin që lamë pas është Real Madridi. Galaktikët kanë plot 251.2 milionë ndjekësa, duke lënë pas Barcelonën, e cila ka 248 milionë ndjekës.

 

Podiumin e tre vendeve të para e mbyll Manchester United me 140 milionë ndjekës, ku duket dukshëm diferenca me dy gjigantët spanjollë. Më pas renditja vijon me italianët e Juventusit, të cilët ndiqen nga rreth 100 milionë tifozë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!