Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gara në PD, Shehaj thirrje demokratëve që të dalin masivisht në zgjedhje

schedule16:27 - 11 Qershor, 2021

schedule 16:27 - 11 Qershor, 2021

Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, i bën thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin.

Ndërsa na ndan një ditë nga zgjedhjet në Partinë Demokratike për kryetarin e ri, Shehaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Partia Demokratike duhet të kthehet në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ishte partia që fitonte.

“Të dashur demokratë. Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë.



Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’iu heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë.

Koha kur mund t’iu quanin armik, t’iu përjashtonin apo t’iu hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike. Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte”, shrkuan Shehaj./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!