Gara në PD për Këshillin e ri, Gjana: Votuan 69.8% e delegatëve, rezultatin e nxjerrim nesër

schedule20:52 - 17 Korrik, 2021

schedule 20:52 - 17 Korrik, 2021

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana deklaroi mbrëmjen e sotme se në votimin për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike sot kanë marrë pjesë 5339 delegatë ose 69.8%, ndërsa rezultatet pritet që të dalin pas mesnate dhe të zyrtarizohen nesër në mëngjes.

Na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Kanë qenë të pranishëm 5703 delegatë. Pas përpunimit që u kemi bërë të dhënave rezulton se kanë marrë pjesë në votim 5339 delegatë, 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit, dhe nuk kanë marrë pjesë nga këta që u deklaruan të pranishëm 364 delegatë.

Tani po vijon numërimi, pasi numri i kandidatëve është i madh, janë 598 kandidatë për 300 vendet e këshillit, por pas mesnate do të nxirret lista me 300 emra, 90 do të jenë zonja, 45 nga forumi rinor dhe pjesa tjetër djem dhe burra. Të dhënat përfundimtare do të jenë nesër në mëngjes” tha Gjana.

Sot partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar, 300 anëtarët dhe kryetarin e ri të këtij institucioni, që do të jetë pasuesi i Bujar Nishanit./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!