Harxhi i përgjigjet Bashës: 25 Prilli nuk kishte masakër elektorale, kam mbështetje fuqishëm

schedule20:15 - 26 Maj, 2021

schedule 20:15 - 26 Maj, 2021

Edith Harxhi në 13 qershor do të garojë për të marrë drejtimin e PD-së, ndërsa përballë do të ketë Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehajn.

Akuzave dhe thirrjeve të rivalëve për të dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha sot u kërkoi të përgjigjen nëse mendojnë se 25 prilli ishte masakër elektorale apo humbje e PD-së? Për Harxhin nuk ka dyshime, në 25 prill nuk ka pasur masakër elektorale, por vjedhje dhe tjetërsim, tha ajo në Radarin Informativ në ABC.

Faktikisht sot janë hapur disa kuti për Durrësin dhe PD e LSI nuk kanë marrë më të mirën e tyre më të mundshme, madje mendoj se nuk ka qenë e udhës ta bënin këtë lëvizje. Masakër elektorale nuk ka pasur, ka pasur vjedhje dhe tjetërsim, por kjo ka ndodhur para 25 prillit.

Urdhëro, provoje, cilat janë provat? Patronazhistët që dolën nga PS, është një skemë e përdorur në Maqedoni nga Gruevski në vitet e fundit të tij. PD në 25 prill mori po të njëjtin numër mandatash si në 2017, e dyta pjesëmarrja ka qenë 46% dhe PD nuk e ka rritur. Duhet të rritet pjesëmarrja në zgjedhje, por së pari duhet të rritet besimi, por opozita nuk ishte në gjendje të frymëzonte, nuk kishte frymëzuar askënd” tha ajo.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së kur u miratuan kandidaturat, disa nga anëtarët thanë se Harxhi nuk ka bërë fushatë për partinë në 25 prill, që ishte një nga kushtet për të qenë pjesë e garës, por ish-zv/ ministrja e hedh poshtë këtë pretendim.

Unë kam bërë fushatë, kam telefonuar disa nga miqtë e mi në Tiranë dhe u kam thënë “jam e gatshme t’ju ndihmoj”, nuk kam pasur zonë, fushatën e kam bërë përmes medieve jo në terren, ashtu sikur Basha nuk ka bërë fushatë që prej 1991 deri në vitin 2017. Basha e ka filluar në 2005 fushatën elektorale. Kontributi im është aty, i vërtetueshëm. Të gjithë ata që janë të hershëm në PD më njohin që jam anëtare e Studentëve të Dhjetorit” tha ajo.

Kadillin u shpreh se e ka mik dhe për Shehajn tha se është deputet i nderuar, por theksoi se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën. “Gara ime është me Bashën, nuk është me Kadillin që e kam mik, as me Shehajn që është një deputet i nderuar. Unë garën e kam me zotin Lulzim Basha, pasi ai po kandidon në mënyrë jo morale”.

Në fund të intervistës, Harxhi deklaroi se ka mbështetje të fuqishme. “Kam (mbështetje) fuqishëm, nuk dëshiroj t’i përmend (emrat), pasi situata në PD është e tillë që nëse përmend….ndërsa anëtarësia më mbështet në mënyrë të deklaruar” përfundoi ajo./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!