Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara në PD, Gjana: Transparencë dhe rregulla të barabarta, 75 067 anëtarë kanë të drejtë vote

schedule11:02 - 27 Maj, 2021

schedule 11:02 - 27 Maj, 2021

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana  ka dhënë detaje për procesin e 13 qershorit, ku katër kandidatë përfshirë kreun aktual, Lulzim Basha garojnë për marrjen e drejtimit të partisë në katër vitet e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Gjana tha se janë duke përgatitur terrenin ndërsa premtoi transparencë dhe rregulla të barabarta për kandidatët. Ndër të tjera ai theksoi se brenda datës 8 qershor do të kenë gati modalitetin e fletës së votimit si dhe vendvotimet. Sipas tij, në 71 degë të PD në 5 prej tyre do të ketë dy komisione, pasi numri i anëtarëve që do të votojnë është më i madh. Gjana tha se janë 75 067 anëtarë me të drejtë vote.

“Deri në datën 3 qershor  kryesitë e degëve të PD në rrethe dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në komisionin e zgjedhjeve e PD emrat e anëtarëve të komisioneve. Është përcaktuar një periudhë ku do të merremi me trajnimin e tyre. Deri në datë 6 do të përcaktojmë modealitetin e fletës, brenda datës 7 do të përcaktojmë vendvpotimet. Materialet e votimit do të tërhiqen në datë 12 deri në orën 16:00. Numërimi i fletëve do të kryhet duke nisur nga ora 19:30 deri sa të përfundojë. Deri në datën 14 në orën 08:00 të gjitha materialet do të sillen në komisionin qëndror të partisë dhe do të shpallet kandidati fitues. Ky është kalendari i veprimeve dhe procesit. Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me të gjithë anëtarët lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve. Me detyrimin e strukturave të partisë për të qenë të predispozuar për të caktuar dhe gjetur ambientet dhe për të ftuar anëtarësinë në këto takime. Mendohet që të bëjmë trajnime në grupe zonash.

Dje kemi marrë vendimin për të përcaktuar numrin e qendrave të votimit. Në 71 degë të PD janë aktualisht në 5 prej tyre do të ketë dy komisione, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Shkodra. Bazuar në vendimin që është marrë për arsye lehtësimi për degët që kanë më shumë se 2 500 anëtarë. Në të gjitha degët e tjera do të ketë nga një vendvotimi. Numri i anëtarëve është 75 067 anëtarë të cilët janë të mbyllur në sistem me vendimin e komisionit që në momentin që është marrë vendimi,” theksoi Gjana.

Më tej ai u ndal edhe në debatin e listave të anëtarëve. Gjana theksoi se ligji mbron të dhënat personale të votuesve dhe askush nuk ka të drejtë t’i ketë përveç personave të autorizuar.

“Gjithashtu, listat e anëtarësisë, rregullat e lojës së një organizate politike nuk mund të jenë mbi ligjin. Shqipëria ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale që askush nuk ka të drejtë ta prekë. Ky ligj që është detyrim i procesit që Shqipëria ka është miratuar në vitin 2008 dhe jo për kuriozitet por për publikun konsiderohen të dhëna sensitive personale. Çdo informacion për personin fizik lidhur me origjinë  rracore, etnike përkatësinë politike bazuar në këtë ligj dhe ne jemi një parti politik që mbrojmë shtetin ligjor këto të dhëna nuk mund të autorizohen për atyre që janë të autorizuar,” tha Gjana.

I pyetur nëse do të ketë mundësi të votojë FRD, ai tha se të drejtën e votës do ta kenë vetëm të rinjtë që janë të pajisur me kartën e anëtarësisë.

“Është shtruar edhe dje në Komision kjo çështje. Statuti i PD ka përcaktuar qartësisht kush janë anëtarët me të drejtë vote. Janë ata që janë anëtarë të PD. Në forum,in rinor, në organizatën e grave ka simpatizantë dhe mbështetës, të drejtën e votës e kanë ata që kanë një kartë. Të gjithë ata të rinj që e kanë kartën kanë të drejtë të votojnë,” theksoi Gjana. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!