Gara e botës për të parandaluar përhapjen e variantit të ri Omicron

schedule12:07 - 27 Nëntor, 2021

schedule 12:07 - 27 Nëntor, 2021

Vendet në mbarë botën po garojnë në vendosjen e masave dhe kufizimeve të udhëtimit për vendet e Afrikës Jugore në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e variantit të ri, të quajtur Omicron, shkruan BBC

Masat vijnë menjëherë pasi varianti u emërua zyrtarisht nga zyrtarët shëndetësorë. Dëshmitë e hershme sugjerojnë se Omicron ka një rrezik të shtuar të ri-infeksionit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Ndërkohë, qindra pasagjerë që mbërritën në Amsterdam nga Afrika e Jugut janë testuar për variantin e ri.

Rreth 61 persona që kishin udhëtuar nga Afrika e Jugut rezultuan pozitivë me Covid-19 dhe janë karantinuar në një hotel afër aeroportit, sipas zyrtarëve holandezë. Holanda aktualisht po lufton me një rritje rekord të rasteve . Varianti i ri Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën  Jugut më 24 nëntor.

Ai është identifikuar gjithashtu në Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael. Udhëtarët nga Afrika e Jugut, Namibia, Zimbabve, Botsvana, Lesoto dhe Eswatini nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar vetëm  nëse janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar ose irlandeze, ose banorë të MB.

SHBA ka pezulluar fluturimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi, masat do të hyjnë në fuqi të hënën. Një mori vendesh të tjera kanë njoftuar gjithashtu kufizime me vendet e Afrikës së Jugut:

Australia njoftoi të shtunën se fluturimet nga Afrika e Jugut, Namibia, Zimbabve, Botsvana, Lesoto, Eswatini, Seychelles, Malavi dhe Mozambiku do të pezullohen për 14 ditë.

Japonia ka njoftuar se nga e shtuna, udhëtarët nga pjesa më e madhe e Afrikës jugore do të duhet të karantinohen për 10 ditë.

India ka urdhëruar kontrolle dhe testime më rigoroze për udhëtarët që vijnë nga Afrika e Jugut, Botsvana dhe Hong Kongu

Irani do të ndalojë udhëtarët nga gjashtë vende të Afrikës së Jugut.

Brazili tha gjithashtu se do të kufizonte udhëtimet në rajon nga gjashtë vende të Afrikës

Kanadaja dhe Tajlanda kanë ndaluar hyrjen e të gjithë udhëtarëve që kanë udhëtuar në Afrikën e Jugut, Namibi, Zimbabve, Botsvana, Lesoto, Eswatini ose Mozambik gjatë 14 ditëve të fundit.

OBSH tha se numri i rasteve të këtij varianti, i quajtur fillimisht B.1.1.529, dukej se po rritej pothuajse në të gjitha provincat e Afrikës së Jugut. Sipas OBSH-së nevojiten javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri.

Vetëm rreth 24% e popullsisë së Afrikës së Jugut është plotësisht e vaksinuar, gjë që mund të nxisë një përhapje të shpejtë të rasteve atje, tha Dr Mike Tildesley, një anëtar i grupit shkencor. OBSH ka paralajmëruar vendet që të mos nxitohen duke vendosur kufizime udhëtimi.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut Joe Phaahla u tha gazetarëve se pezullimet e fluturimeve ishin “të pajustifikuara”.

/abcnews.al