Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gara dhe manovra të rrezikshme në mes të Tiranës, ndëshkohen shoferët e makinave luksoze

schedule17:32 - 16 Mars, 2022

schedule 17:32 - 16 Mars, 2022

Policia Rrugore e Tiranës shoqëroi dje në komisariat për të verifikuar 4 shoferë që me mjetet e tyre luksoze kryenin manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie. Ndalimi u bë në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se pasi u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore, nga verifikimi i kryer në bashkëpunim edhe me Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme, rezultoi se automjeti i markës Audi R8 me targa zviceriane ishte i vjedhur jashtë vendit.

Në këto kushte u bë ndalimi i automjetit me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera proceduriale për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”. Drejtuesit u ndëshkuan me gjobë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!