Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier pret që sulmuesi Lionel Messi të rikuperohet nga një dëmtim përpara ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit. Skuadrat do të luajnë kundër njëra-tjetrës më 14 shkurt.
Messi u dëmtua të mërkurën, në ndeshjen e 1/8 të Kupës së Francës kundër Marsejës. Argjentinasi do të mungojë në ndeshjen e ardhshme në kampionatin francez ndaj Monakos, shkruan abcnews.al.
“Leo ndjeu lodhje të muskujve, ai do të rifillojë stërvitjen të hënën. Ai nuk është aspak i dyshimtë për ndeshjen me Bayernin”, tha Galtier në një konferencë për shtyp.