Galtier ende nuk e di nëse Mbappe do të luajë me Bayernin

schedule20:12 - 13 Shkurt, 2023

schedule 20:12 - 13 Shkurt, 2023

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, ka folur për rikthimin nga dëmtimi i sulmuesit Kylian Mbappe, i cili po përgatitet për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League me Bayernin.

Mbappe nuk ka luajtur që kur u përjashtua për shkak të një dëmtimi në fillim të shkurtit. Pastaj klubi parizian raportoi se sulmuesi ishte jashtë fushës për tre javë.

“Kilian u stërvit individualisht dje dhe sot me ekipin. Ne vendosëm që Kilian, sapo të ndihet mirë, të fillojë stërvitjen. Sa i përket nëse ai do të jetë për ndeshjen, ende nuk dihet. Nesër në mëngjes do të vendosim. Pyetjet e para do t’i bëhen Kilian se si ndihet. Kilian ka bërë një punë të shkëlqyer duke i dhënë vetes sa më shumë mundësi për të luajtur. Por për momentin nuk mund të them”, Galtier. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!