Galliani: Kam 31 vite milanist, Ibrahimovic është futbollist stratosferik

schedule22:55 - 22 Shtator, 2020

schedule 22:55 - 22 Shtator, 2020

Adriano Galliani, ish-drejtori i Milanit, ka folur për sfidën e djeshme të kuqezinjve përballë Bologna, të cilën e fituan me rezultatin 2-0. Ibrahimovic shënoi dopietë dhe Galliani festoi si i ccmendur, duke e quajtur Ibran një futbollist stratosferik.

“31 vite Milan nuk mund të ma ndryshojnë besimin. Dje, kur ka shënuar Ibra, që unë e kam për herë të parë te Milani dhjetë vite më parë, kam festuar ashtu siç bëja kur isha drejtues milanist.

Jo se tani jam më pak tifoz, sa herë kam mundësi shkoj të shikoj ndeshjet e kuqezinjve. Ibra është i jashtëzakonshëm, një futbollist stratosferik”, u shpreh ish-drejtuesi kuqezi./abcnews.al