Galliani i beson një ish-milanisti për rolin e trajnerit, Nesta pranë firmës me Monza

schedule12:12 - 7 Qershor, 2024

schedule 12:12 - 7 Qershor, 2024

Monza gjen pasuesin e Raffaele Palladinos. Adriano Galliani ka zgjedhur t’i besojë një ish-milanisti si Alessandro Nesta, i cili do të provojë edhe eksperiencën e parë si trajner në Serinë A.

Media italiane bën me dije se klubi nga Brianza ka arritur marrëveshjen me Nestën për të firmosur një kontratë një vjeçare, e cila rinovohet automatikisht edhe një vit të dytë në rast të mbijetesës në elitën e futbollit italian.

Në pritje të zyrtarizimit, Alessandro Nesta përgatitet kështu për aventurën e tij të parë si trajner në Serinë A, pasi në të shkuarën ka drejtuar skuadra në nivele të ulëta të futbollit italian, duke arritur maksimumi deri në Serinë B.

Në të shkuarën Nesta ka drejtuar skuadra si Inter Miami, Reggiana, Frosinone e Perugia, një karrierë relativisht modeste si trajner, krahasuar me atë si futbollist ku shkroi historinë me Milanin dhe pikërisht me Gallianin si drejtues të lartë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!